Nga Durrësi, ku mbylli fushatën e koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, kreu i Partisë Demokkatike Lulzim Basha deklaroi se refuzojnë dhunën.

Basha nuk përmendi ngjarjen në Elbasan, por theksoi se nuk ka shitblerje votash që e ndal ndryshimin.

“Le ta shikojë e gjithë Shqipëria këtë mbrëmje të bekuar nga Zoti. E kam nisur nga skaji më lindor, Devoll, Bilisht dhe po e mbyll në skajin perëndimor, në Durrësin e lashtësisë, në Durrësi ne vlerave ku buçet një thirrje bashkë për ndryshim. Këtë e di fare mirë dhe ai që për 8 vite iu la në baltë dhe është shkaktari kryesor i vuajtjeve. Ndaj ditët e fundit i është vërsulur me marifetet e vjetra por e ka kot. Shikojeni njeri-tjetrin në sy, shikoni energjinë e pandalshme të ndryshimit që po vjen. Nuk ka forcë ta ndalë. Ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim.

Fitorja ka zbritur në zemrat tuaja, do të jetë fitorja më e thellë dhe përgjegjësia më e madhe. 3 ditë e gjysmë përpara duke nderuar si qytetar, si prind, si shqiptar, si patriot të gjithë ata socialistë të ndershëm durrsakë që kanë dalë hapur dhe janë bashkuar me bashkimin tonë për ndryshim. Dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari, këtu nga ky barometër i pagabueshëm i demokracisë, nga ky Durrës, i fortë dhe i gatshëm për t’u bërë lokomotivë e ndryshimit. Çohuni, mposhteni plogështinë. 25 prilli është dita juaj nëna që të ndalni lotët, dita juaj baballarë që ta ngrini kokën dhe të keni punësimin dhe pagat që meritoni, është dita juaj fermerë. Është në dorën tuaj, ju mund ta bëni ndryshimin realitet, duke votuar numrin 9”, deklaroi kreu i PD.