TIRANE, 2 dhjetor 2013 – Kreu i PD-se, Lulzim Basha i ka kujtuar kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta se po luajne me zjarrin, me heshtjen e tyre per te ringritur fantazmen e Enver Hoxhes, dikatatorit me gjakatar.

Ne fjalen e tij ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se, Basha ka deklaruar se ata qe u perndoqen, qe vuajten denimet e diktatures se eger, brezi qe jetoi varferine e izolimit, por edhe ai qe jeton ne demokraci nuk ka per t’ua falur kurre. 

“PD i kërkoi dy ditë më radhë kryeministrit Rama të distancohet qartë duke i kërkuar ndjesë gjithë shqiptarëve që janë lënduar duke parë portretin e diktatorit më gjakatar. Nuk është distancuar, duke ushqyer bindjen se është ai vetë porositësi i provokimit. U them dyshesh Rama-Meta, po luani me zjarrin, ish të përndjekurit ata që e paguan më shtrenjtë se kush terrorin enverist nuk do ua falin, brezat që vuajtën urinë nuk do tua falin, brezin e ri që është rritur e po rritet në demokraci, harrojeni se do ringrini fantazmën e Enverit”- tha Basha.

Buxheti 2014

Basha eshte ndalur ne nje pjese te kondiserueshme te fjales se tij edhe ne mospublikimin e buxhetit te vitit 2014, qe sipas tij tashme duhet te ishte votuar.

“Qytetarët duhet të  dijë se me vonesat për miratimin e projektbuxhetit 2014 shkeljet dhe  pasojat  janë një listë e gjatë. Janë shkelur parimet e transparencës, parashikueshmërisë, gjithëpërfshirjes, disiplinës fiskale, respektimi i tërësisë së procesit etj, parime këto të sanksionuara në nenin 4 të  këtij ligji”- tha Basha.

Sipas Bashes, kjo fshehje e paprecedent dhe e pakuptimtë e  kantierit të buxhetimit,  u jep vetvetiu besueshmëri  disa lajmeve që kanë rrjedhur në  media  për një paketë fiskale me  ide dhe projekte  skandaloze, që mbështeten  në improvizime  dhe në  llogari me kalem të trashë, pa asnjë lidhje me  ekonominë dhe realitetin e gjallë.