Jeta dashurore e Sean Penn nuk po shkon aq mirë sa mendoni, sepse sapo bëri një hap drejt beqarisë.

Gruaja e aktorit dhe regjisorit të famshëm, aktorja Leila George, ka paraqitur kërkesën për divorc pas pak më shumë se një viti martesë.

George, 29 vjeçe, dhe Penn, 61 vjeç, patën një lidhje për katër vjet para se të kurorëzoheshin në korrik të vitit 2020. Ditë më vonë, Penn konfirmoi martesën e tyre në “Late Night with Seth Meyers”.

“Ka raporte që jeni martuar kohët e fundit, a është kjo e vërtetë?” Meyers pyeti Penn në atë kohë, para se ky i fundit të ngrinte dorën, duke treguar unazën.

“Ne bëmë një martesë COVID. Me këtë dua të them se ishte një komisar qarku në Zoom, ne ishim në shtëpi, dy fëmijët e mi dhe vëllai i saj, dhe e bëmë në këtë mënyrë martesën,” –tha Penn.

George është gruaja e tretë e Penn. Ai ka qenë i martuar me Madonën, nga viti 1985 deri në 1989-ën, dhe me Robin Wright nga viti 1996 deri në 2010-ën. Ai dhe Wright kanë bashkë dy fëmijë: vajzën Dylan, 30 vjeçe dhe djalin Hopper, 28 vjeç.