Besëlidhja është vetëm një hap larg titullit kampion në basketboll për meshkuj, teksa këtë të hënë, kjo në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” Durrës, ka mundur Teutën me 52 pikë diferencë. 123-71 për Besëlidhjen. Perioda e parë ishte e ekuilibruar me Besëlidhjen, që ka fituar me katër pikë diferencë, 23-19.
E dyta 26-16 për Besëlidhjen, që në pushim ka kryesuar 49-35. Pas pushimit, skuadra lezhjane vazhdon ta thellojë avantazhin, teksa ka fituar periodën e tretë, 38-19 dhe në total 87-54.
E fundit 36-17 dhe përfundimisht 123-71. Finalja e tretë për titull kampion, që do të mund të shpallë Besëlidhjen kampion, do të luhet të enjten në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.