Teuta dhe Goga Basket janë dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, të përcaktuara në përfundim të dy sfidave gjysmëfinale.

Ato u luajtën në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet, aty ku ekipet e Tiranës dështuan të sigurojnë një biletë për në finale.

Gjithsesi, nuk zhgënjyen ekipet durrsake, që konfirmojnë momentin e mirë që po kalojnë, duke dueluar për trofeun e parë sezonal.

Teuta do të mbrojë kështu trofeun fituar një vit më parë në derbin ndaj Goga Basket, ndeshje që nuk do të luhet në Durrës por në kryeqytet.