Kategoria e Parë e basketbollit për femra ka mbyllur javën e 16- të me dy përballje të zhvilluara të shtunën në Vlorë dhe kryeqytet. Një ditë që nuk dhuroi surpriza, pasi Flamurtari dhe Tirana siguruan fitore në shtëpi.

Vlonjatet triumfuan kundër Teutës me rezultatin 96-73 (27-18, 21-16, 23-22, 25-17), duke e komanduar lojën nga fillimi e deri në fund.

Desiree Ramos me 28 pikë dhe 8 kërcime, Jose-Ann Johnson me 19 pikë e 11 kërcime si dhe Crystal Thomas me 18 pikë e 10 kërcime spikatën në suksesin e Flamurtarit. Për Teutën u dallua Jainaya Jones, autore e 38 pikëve dhe 8 kërcimeve.