Ekipi i Goga Basket ka marrë sërish kreun e Superligës në basketboll për meshkuj pas fitores 74-68 arritur sot në mbrëmje në “Asllan Rusi” ndaj Partizanit, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull këtë sezon.

Emocionet ishin të shumta, ashtu sikurse edhe rivaliteti, por skuadra durrsake arriti të triumfojë falë një loje më të mirë në pjesën e dytë, ku nisi të shkëputet.

Partizani u përpoq të rivalizojë, por përballë durrsakëve e pati të pamundur të fitojë, duke humbur kështu kryesimin. Ndërsa Goga Basket kryeson e vetme renditjen pas javës së 9-të.