Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka zhvilluar sfidën e parë të ndeshjeve finale mes Teutës dhe Vllaznisë, të cilat luftojnë për titullin kampion.

Një sfidë e cila është mbyllur me suksesin e durrsakëve, që kanë triumfuar me rezultatin e thellë 86-58. Dueli ka parë skuadrat të mbyllin periodën e parë me pikë të barabarta 22-22, pro më pas Teuta pak nga pak filloi të krijojë diferencën duke qenë superiore në tre periodat e tjera (28-20, 20-13 dhe 16-13), për të mbyllur sfidën e parë finale me këtë fitore.

Shënuesi më i mirë i kësaj ndeshje ishte amerikani Kor i durrsakëve më 22 pikë, ndërsa ai dominoi edhe në tabelë me 12 topa të kapur. Pikëshënuesi më i mirë i Vllaznisë ishte amerikani Dobs, me 20 pikë.