Më datën 11 prill do të zhvillohen ndeshjet e Superkupës në basketboll, në të dyja kategoritë meshkuj e femra. Kryesia e Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), në mbledhjen zhvilluar sot, ka vendosur që takimet të luhen në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit.

Në këtë event marrin pjesë ekipi kampion i Shqipërisë dhe ai fitues i Kupës së Shqipërisë (ose finalist i Kupës). Te meshkujt do të luhet përballja Tirana-Teuta (ora 19:00), me bardheblutë që i kanë fituar të dy trofetë, ndaj durrsakët vijnë si finalist i Kupës.

Ndërsa për femra do të kemi përballjen klasike Flamurtari-Tirana (ora 17:00), ku vlonjatet janë kampione në fuqi e bardheblutë fitues të Kupës. Ky event do të zhvillohet pak ditë pas përfundimit të sezonit të rregullt dhe para fillimit të fazës së play off-it.