Surprizë humbja në “Fahrie Hoti” e ekipit të Goga Basket, që u ndal 87-83 nga Tirana, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës.

Duket se pushimi 2-javor i ka bërë mirë basketbollistëve bardheblu, që treguan një nivel tjetër krahasuar me atë të fillim-kampionatit.

Goga Basket nuk ishte në ditën e saj më të mirë, luajti me hope edhe pse rivalizoi deri në fund. Një fitore me shumë vlerë e skuadrës kampione, që i largohet zonës së ftohtë dhe tashmë kap play off-in.