Kënga "Meant to Be", e shqiptares së famshme, Bebe Rexha u prit mjaft mirë nga publiku dhe theu rekorde, por pavarësisht kësaj, nuk arriti të vlerësohej nga eventet e mëdha muzikore.
Kënga qëndroi në vendin e parë në tabelën e Billboard Hot për 35 javë rresht në kategorinë e këngëve country, por mungesa e njç çmimi ka zhgënjyer Bebe Rexhën, e cila shkruan në Twitter:
"Të gjithë më thonë sesa rekorde ka thyer 'Meant to be' dhe sesa e meritonte një çmim. Por ne humbëm në CMA, Billboard, Vma dhe Grammy. Një hiç. Dhe mendova se çfarë tha Drake: Ti ke fituar nëse njerëzit këndojnë këngën tënde fjalë për fjalë."
Në një postrim tjetë, Bebe shkruan se ndihet si fituese: "Ndihem si fituese. Jam gjallë dhe gati për të bërë më shumë muzikë."