Nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur me orgjinë shqiptare Bebe Rexha, hapet për problemet e shëndetit mendor, përballjet me ankthin dhe periudhat e errëta në jetën e saj. Së fundi, ajo ka bërë një rrëfim të rrallë për “Time To Ëalk” ku dhe ka zbuluar mjaft të pathëna nga jeta e saj private. Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se si i ka ardhur frymëzimi për hitin global “Monster”.

“U mbylla në shtëpi për tre muaj, nuk pranoja të largohesha. Babai im vinte në dhomën time të gjumit, më kapte dorën dhe më thoshte: ‘Le të dalim pak, duke më marre me zor të shkoja në një shëtitje me të. Dhe më kujtohet rruga që bënim. Unë i jam mirënjohëse babit tim për shumë gjëra, por e vetmja gjë për të cilën jam gjithmonë falënderuese për të është në atë kohë kur isha në errësirën time dhe motivimin më të ulët, ai thjesht më kapte dorën dhe më ftonte të dilnim bashkë. Ne ndalojmë së kërkuari përbindëshat që janë nën shtrat kur kuptojmë se janë brenda nesh” – nga ky edhe lindi frymëzimi për krijimin e hitit global “The Monster.

“Është kaq e pabesueshme se si një situatë e errët mund të çojë në diçka kaq të mrekullueshme dhe kaq të bukur. Asnjëherë nuk e dini se ku do të çojë diçka”, tha Bebe.

Në rrëfimin e saj, artistja tregoi se muzika është shërimi i saj.

”E kam shumë të vështirë edhe sot e kësaj dite të komunikoj se si ndihem. Unë kam prirjen të mbaj shumë gjëra në kuti. Dhe është qesharake se si shumë fansa do të vijnë tek unë ose njerëz që dëgjojnë muzikën time dhe më mbështesin dhe do të jetë si: ‘Kjo këngë më ndihmoi të kaloj një ndarje’. Dhe është qesharake sesi terapia ime përfundoi duke u bërë terapi e njerëzve të tjerë. Unë mendoj se kjo është gjëja më interesante”, tha ajo.