Të tjera detaje janë bërë të ditura orët e fundit lidhur me skandalin që ka përfshirë Franc Bekenbauer mbi organizimin e Botërorit të vitit 2006 nga Gjermania. Sipas asaj që raporton “Bild”, Beckenabuer nuk ka punuar në mënyrë vullnetare për organizimin e këtij kompeticionit, ndryshe nga cfarë ka deklaruar sistematikisht në çdo konferencë shtypi, por është paguar në mënyrë të majme nga ana e DFB. Sipas asaj që mësohet, Beckenbauer ka përfituar 5.5 milion euro si kryetar i komitetit orgazanitor të turneut, madje DFB ka përfunduar dhe në telashe me tatimet prej tij, pasi shuma e Beckenbauerit fillimisht nuk është deklaruar, dhe pas kontrollit të tatimorëve, Kaiseri është detyruar të kthejë mbrapsht 1.16 milion euro, që sipas DFB janë paguar nga ana e tij në vitin 2011 . Pagesa e fshehtë për Beckenabuer pritet të njollosë akoma dhe më shumë figurën e tij pasi ish-kapiteni i Gjermanisë akuzohet gjithashtu dhe për evazion fiskal.
Beckenbauer nën akuzë për miliona euro: U pagua për organizimin e botërorit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Çifti i diplomatëve në hetim për lidhjet me Epstein, biri i tyre gjendet i pajetë në Oslo
Miri rrëfen si e përjetoi e ëma qëndrimin e tij në BBVA
Limoni si ‘bombë natyrale’ vitaminash
Teuta humbet ndaj Tiranës dhe hyn në luftën për mbijetesë





