Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhjen e biçikletave dhe pajisjeve të tjera në kryeqytet.
Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit Edmond Gjana dhe Danial Dodaj, të cilët biçikletat e vjedhura dhe motorat i shisnin në Fushë Krujë dhe Milot.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Red Jacket”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1.
Zbardhen dhe dokumentohen 13 raste të vjedhjeve të motomjeteve dhe biçikletave, të kryera nga këta shtetas.
Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Red Jacket” u arrestuan shtetasit Edmond Gjona dhe Daniel Dodaj
Sekuestrohen veshje të ndryshme që dyshohet se autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve, dhe aksesorë të ndryshëm të biçikletave të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6
1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Red Jacket”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:
– E. Gj., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”;
– D. D., 19 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 13 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:
- Më datë 22.02.2021, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. S.;
- Më datë 14.04.2021 , në rrugën “Ibrahim Rrugova”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësti të shtetasit F. P.;
- Më datë 13.10.2021, në rrugën “Kastriotët”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit K. S.;
- Më datë 15.10.2021, në “Rrugën e Barrikadave” dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit R. K.;
- Më datë 29.10.2021, në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit L. D.;
- Më datë 21.11.2021, në rrugën “Arkitekt Sinani”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. L.;
- Më datë 15.12.2021, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. S.;
- Më datë 16.01.2022, në rrugën “Kareman Ylli”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit K. R.;
- Më datë 19.01.2022, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësit të shtetasit R. R.;
- Më datë 19.01.2022, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit D. S.;
- Më datë 20.01.2022, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetases K. Ç.;
- Më datë 22.01.2022, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësit të shtetasit Gj. H.;
- Më datë 25.01.2022, në rrugën “Gjergj Filipi”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësit të shtetasit Sh. Xh.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje të ndryshme që dyshohet se autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve, dhe aksesorë të ndryshëm të biçikletave të vjedhura.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.