Një stuhi me breshër e ka goditur Beogradin pasditen e 5 gushtit, duke bërë që uji të rrjedhë nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit serb.

Temperatura aktuale në shumicën e vendeve në Serbi është mes 26 dhe 32 gradë Celsius, sipas IHS.

Mediat vendase bëjnë me dije se stuhia e fortë me reshje të dendura shiu, erëra të fuqishme dhe breshër ka shkaktuar kaos në pjesën perëndimore të vendit, por shumë shpejt ka arritur edhe në kryeqytet, Beograd.

Erërat e forta raportohet se kanë dëmtuar çatitë e shtëpive dhe kanë shkulur pemët, ku sicc shihet edhe nga pamjet dëmet në qytete janë të mëdha.

Sakaq ekipet e kërkim/shpëtimit dhe të zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje që t’ju vijnë në ndihmë qytetarëve.

Stuhia në Serbi mbërriti nga Evropa veriore, e cila më herët i dëmtoi vendet e tjera si Slloveninë dhe Kroacinë, ku pritet një rritje e madhe e nivelit të ujit në lumenjtë Mura.