Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar në Gjermani me kandidatin për kancelar, Friedrich Merz. 

Berisha e quan kancelarin gjerman si njeriun më të fuqishëm në Evropë, ndërsa thotë se ky takim është një ogur i bardhë për fitoren e opozitës në Shqipëri. 

“Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores. 

Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës”, shkruan Berisha. 

Kujtojmë që kjo është vizita e parë jashtë shtetit e Sali Berishës që kur atij iu hoq masa e sigurisë arrest në shtëpi. 

Për këtë vizitë kreu i Partisë Demokratike mori leje në SPAK, pasi do të duhej të paraqitej në kuadër të hetimeve ndaj tij.