Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar në një intervistë për Zërin e Amerikës, zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, pas vendimit të kryetarit demokrat Lulzim Basha për të lënë jashtë grupit palamentar ish-drejtuesin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kim flet gjithashtu dhe për pritshmëritë ndaj qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama në mandatin e tij të tretë, Reformën në Drejtësi apo dhe rolin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit

Në një pjesë të intervistës të shpërndara nga VOA, Kim thotë se kur sekretari i shtetit përcakton dikë për korrupsion domethënës kjo është shumë e dukshme. Kim thekson se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, thotë Kim.