Kryedemokrati Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në orën 10:00 të paradites në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Ndërkohë, sa herë Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë mbështetësit e tij janë mbledhur para ambienteve të SPAK.

Berisha e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”, ndërsa gjykatësin e krahason me një kukull të partisë që vendos sipas kërkesave të tyre.

Ish-Kryeministri akuzohet për korrupsion në dosjen hetimore të ish-klubit Partizani.