Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp tha se do të marrë pjesë në seancën e parlamentit, pavarësisht situatës.

Berisha: Parlamentin nuk e braktisim. Ne kemi vendimet tona. Do shkojmë në seancë. Aty do jemi, po parlamentin nuk e braktisim. Ne kemi vendimet tona, ata do donin që ne të iknim, por absolutisht jo. Kjo është betejë pa kthim.

Aleatët e mbështesin plotësisht aksionin që nisëm. E kanë mbështetur dhe e mbështesin. Ky është një aksion opozitar që do bëhet uragan opozitar. Edhe nga Partia e Lirisë. Të gjithë bashkë, nuk kemi asgjë të ndarë. Vendimi është konsultuar paraprakisht me Partinë e Lirisë. Dhe vazhdojmë. Vazhdojmë betejën!