Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur pasditen e sotme në takimin me demokratët, është shprehur se kreu i PD-së Basha duhet të jepte dorëheqjen qe në humbjen e tij të parë, e sipas tij tashmë Basha duhet të jap dy herë dorëheqjen për të 2 humbjet e tij.

Ndërkohë para njerëzve Berisha ka treguar se në krahasim me 2013, PD së bashku me aleatët ka marrë 73 mijë vota më pak.

“Po i humbe njëherë zgjedhjet duhet të ikësh, po i humbe dy herë dy herë duhet të ikësh.

Unë i kam treguar të gjithë skenën e 2001, se si arritëm ne me fakte dhe dokumenta të vemi në sanksione qeverinë e Fatos Naons.

Dhe PE i ka thënë qeverisë se ky pushtet nuk njeh vullnetin e qytetarëve. Në krahasim me 2013 PD sëbashku me aleatët ka marrë 73 mijë vota më pak.”,- shprehet Berisha.