Aktori, Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës mësohet se ka vendosur që Kallaku do t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj për dy fëmijët e mitur. Këngëtarja Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e fëmijëve Ajka dhe Amen.

Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht. Edhe pse ata janë zyrtarisht të divoruar mbetet mister arsyeja e ndarjes së tyre.