Besimtarët e krishterë festojnë sot një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar të krishterë.

Për besimtarët katolikë, festimet dhe mesha nisin mbrëmjen e 24 Dhjetorit, ndërsa mesha dhe festimet për besimtarët ortodoksë kremtohet paraditen e 25 Dhjetorit.

Krishtlindja është nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë. Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë.

Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.