Abissnet Superiore kthehet nesër dhe deri të hënën luhen pesë ndeshjet e javës së pestë. Në program janë duele mjaft të forta, që luhen të dielën e të hënën kryesisht.Gjithçka nis të shtunën, teksa do të luhet dy takimet e para prej orës 13:45. Laçi rikthehet në shtëpi dhe pret skuadrën e Egnatias, kurse Kastrioti do të presë Skënderbeun në Kamzë.

Të dielën “beteja” e parë do të luhet në stadiumin “Air Albania”, mes Partizanit që kërkon fiton e parë dhe Kukësit. Në mbremje luajnë skuadrat që ndajnë kreun, Teuta dhe Tirana.Të hënën mbyllet java e pestë me një ndeshje klasike mes Vllaznisë dhe Dinamos, në “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.