Ditën e sotme aknë filluar ceremonitë për betimin dhe emërimin e  kryetarëve të zgjedhur për komunat në Veri të Kosovës

Komuna e Zubin Potokut do të drejtohet tashmë nga kryetari i ri Izmir Zeqiri, i cili dha betimin si i pari i kësaj komune.

Zeqiri gjatë betimit të tij në Çabër tha se do t’i kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat me nder, besnikëri dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë.

Pas betimit, ai para asamblistëve kërkoi që të jenë të gjithë në nivel të përgjegjësisë më të lartë duke iu ofruar shërbimet qytetarëve të Zubin Potokut pa asnjë dallim.

“Uroj që të jemi bashkë në punët dhe përgjegjësit tona, të jemi sa më të fokusuar që të zbatojmë ligjin e Republikës së Kosovës në tërë territorin e komunës së Zubin Potokut”, tha ai, gjersa falënderoi qytetarët që ia kanë dhënë besimin.

Gjithashtu u mbajt ceremonia e betimit në komunën e Zveçanit, derisa kryetari i zgjedhur Ilir Peci u betua në shkollën “Isa Boletini”.

Në këtë seancë përveç kryetarit janë betuar edhe asamblistët e kësaj komune.

Kryetari i ri nga Komuna e Zveçanit vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilir Peci, i cili doli me më shumë vota se sa kandidatët tjerë garues në zgjedhjet e 23 prillit

Zeqiri gjatë betimit të tij në Çabër tha se do t’i kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat me nder, besnikëri dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë.