Një helikopter i forcave ushtarake greke është rrëzuar në det në gjirin Orfanou në Greqi.

Helikopteri tip “Apache” ka rënë në lindje të Halkidhikisë, rreth 150 km larg Selanikut gjatë lojës ushtarake “Sarisa 2016” që ka filluar sot në mëngjes në këtë zonë.

Mësohet se pilotët janë munduar të kryejnë ulje emergjente, por helikopteri ka rënë në det. Arsyet e këtij aksidenti ende nuk bëhen të ditura dhe nuk konfirmohet nëse ka pasur një defekt teknik.

Dy pilotët janë shpëtuar nga forcat e Marinës Detare dhe janë transportuan në spitalin ushtarak të Selanikut.