Fitimet tremujore të Samsung kanë rënë në nivelin më të ulët në tetë vjet pasi klientët kanë blerë më pak telefona celularë dhe laptop.

Gjigandi i teknologjisë sipas CNN, ka raportuar fitim operativ prej 3.5 miliardë Dollarë për tre muajt e fundit të dhjetorit, 69% më pak nga një vit më parë. Të ardhurat ranë me 8%, më pak se 57.3 miliardë Dollarë, thuhet në një deklaratë.

Ishte fitimi tremujor më i dobët i kompanisë që nga tremujori i tretë i 2014-s, kur biznesi i saj i smartphone humbi terren serioz ndaj konkurrentëve.

“Mjedisi i biznesit u përkeqësua ndjeshëm në tremujorin e katërt për shkak të kërkesës së dobët në mes të një ngadalësimi ekonomik global,” vuri në dukje Samsung në deklaratë.

Rezultatet e zymta ishin të parashikuara pasi Samsung kishte shënuar performancën e dobët në një parashikim paraprak të fitimeve në fillim të këtij muaji. Analistët përmendën rënien e çmimeve të çipave të kujtesës dhe më pak porosi të pajisjeve të konsumatorit si shkak i rënieve të  fitimeve të kompanisë.

Samsung pret që disa nga këto probleme të vazhdojnë në muajt e ardhshëm për shkak të pasigurisë ekonomike globale, megjithëse parashikon që kërkesa e përgjithshme të fillojë të rimëkëmbet në gjysmën e dytë të vitit.

“Kërkesa për telefonat inteligjentë ka të ngjarë të bjerë përsëri këtë tremujor në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak të ngadalësimit ekonomik në rajonet kryesore”, thuhet në deklaratën e kompanisë.