Lajmi se aktorja Beren Saat do të ndahej sërish nga bashkëshorti i saj, këngëtari Kenan Dogulu pushtoi ditët e fundit portalet turke e jo vetëm.
Teksa aktorja nuk ka bërë ende asnjë koment, ka qenë Dogulu i cili ka sqaruar se bëhet fjalë për thashetheme.
“Miqtë e mi, kurrë mos i besoni lajmeve të pavërteta përpara se ne ta deklarojmë vetë. Ju lutem, jemi shumë të lodhur. Njerëzit po mërziten nga këto lajme, ju lutem”-ka thënë këngëtari para gazetarëve turq.
Kujtojmë që edhe verën e kaluar çifti pati një krizë në martesën e tyre dhe u divorcuan, për t’u ribashkuar sërish.