Këngëtarja tashmë me famë botërore Bleona Qereti feston sot ditëlindjen. Ndoshta shumë prej jush nuk e dinë moshën e Bleonës, pasi një grua asnjëherë nuk duhet të pyetet për moshën.

Por ne sot po ju tregojmë një “sekret” të Bleonës. Diva e muzikës shqiptare ka lindur më 14 maj të vitit 1974, pra sipas llogaritjeve Bleona mbush sot 38 vjeçe.

Por për Bleonën nuk kanë rëndësi sesa vite mbush pasi ajo vazhdon të mbetet njësoj e bukur si para 20 viteve kur u shfaq për herë të parë në skenë. Gëzuar ditëlindjen Bleona. /Class/