Pas festës madhështore të 30-vjetorit të lindjes, Luana Vjollca u drejtua drejt destinacionit turistik në Mykonos.

Këto ditë pushimi, moderatorja na ka “qerasur” herë pas here me foto e video nga Greqia. Në imazhet e publikuara nga moderatorja vihen re me qindra komente pozitive, por ka edhe nga ata që gjejnë rast dhe e kritikojnë.

Nuk ndodh shpesh që Luana të replikojë me ndjekësit, por kur e bën merr vëmendjen maksimale. Ajo ka publikuar këto ditë të pushimeve disa foto me një palë shapka “Philipp Plein”.

Ndërkohë një nga ndjekëset ka shkruar në foton ku Luana ka pozuar para dyqanit të markës luksoze “Louis Vuitton”:

“Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.”

Duket se ky koment nuk i ka shpëtuar moderatores, e cila ka zgjedhur që t’i përgjigjet dhe madje t’i japë dhe një mesazh mjaft me vlerë.

“Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, i është përgjigjur Luana.