Policia kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se nuk do të lejohet hyrja e mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Greqisë, për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq. Policia greke ka shtuar se do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobuzëve, por me kusht që të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

Njoftimi:

Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.

Aktualisht, do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, me kusht që këto mjete të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar udhëtimin drejt Greqisë nga kjo pikë kufitare, të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë nga autoritetet greke, që pritet ditën e nesërme.

Autoritetet ju kerkojne qytetarëve të ndjekin me kujdes udhëzimet dhe të shmangin çdo rrezik gjatë kësaj periudhe të vështirë moti.