Autoriteti Kombëtar Ushqimor (AKU) në bashkëpunim edhe me policinë Bashkiake të Sarandës kanë kryer një aksion mëngjesin e kësaj të shtune.
Ata kanë bllokuar 43 litra qumësht që tregtohej në rrugë.
Sipas AKU-së, këto shishe shiteshin në kushte jo të rregullta higjeno-sanitare.
Policia Bashkiake njofton se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Na aksionin e mëngjesit te sotëm ka qenë edhe drejtori i AKU i Qarkut Vlorë, Nertil Bellaj.