Bllokohet rruga e Bypas-it që lidh Vlorën me Kaninën. Shirat kanë shkaktuar rrëshqitje të shumta të dherave. Një masiv dheu ka bllokuar para afro një ore totalisht rrugën. Pas sinjalizimit të banorëve, Ndërmarrjes e Shërbimeve të bashkisë Vlorës ka dërguar automjetet për pastrimin e aksit të bllokuar.
Burime nga bashkia e Vlorës bëjnë me dije se po punohet dhe pas më pak se 1 ore pritet të hapet rruga, ndërkohë që iu bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të qarkullojnë me kujdes.