11 gusht 2015 – “Ndeshja e turpit”, kështu po cilësohet humbja e boksierit argjentinas, Maquinita Martinez kundër dominikanit, Braulio Dominguez.

Njëri ndër meçet më të dyshimta që kanë ndodhur në historinë e boksit është zhvilluar në Uruguaji. Boksieri argjentinas, Martinez rrëzohet menjëherë sa fillon ndeshjen kundër Braulio Dominguez, duke qenë kështu nokauti më shokues në boks. Kjo luftë po zhvillohej për titullin e më të mirit në kategorinë e peshës së lehtë WBC.

Por kjo humbje ka zgjuar shumë polemika edhe në mediat botërore, të cilat e quajnë këtë si një humbje të qëllimshme dhe skandaloze.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/