Sicilia u përball me një “bombë” të vërtetë të motit.

Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar përmbytje masive në zone, duke detyruar ekipet e ndërhyrjes së shpejtë të kryenin mbi 100 operacione për të shpëtuar qytetarët e tmerruar, që u bllokuan në banesat e tyre nga vërshimi i rrufeshëm i ujërave. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në shumë zona, ku uji ka marrë përpara edhe makinat e parkuara.

Fshati siçilian i Zafferias pranë Messina u pushtua nga balta e mbeturinat. Reshjet e rrëmbyera të shiut që goditën rajonin, e në veçanti zonën jugore të qytetit siçilian, përmbytën gjithashtu pjesërisht edhe spitalin lokal atje. Ndërkohë në zonën Furci Siculo, kryebashkiaku Matteo Francilia dhe këshilltari lokal Agatino Pistone shpëtuan vetë drejtuesin e një automjeti, i cili ishte bllokuar në një nënkalim të përmbytur. Burri u kthye në shtëpi nga zjarrfikësit që mbyllën rrugën shtetërore midis zonave Grotte dhe Calcare, ku një përrua tjetër, Savoca, kishte dalë nga brigjet e tij.

Përmbytjet në Siçili u shkaktuan pasi shiu i një muaji ra brenda vetëm 4 orësh, e nuk i la kohë banorëve të reagojnë.