Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia në Tiranë. Bëhet me dije se një 27-vjeçar u procedua në gjendje të lirë për veprën penale ”Njoftimi i rremë në organet e rendit”. Ndërsa dy persona të tjerë, një 43-vjeçare dhe një 19-vjeçar, u proceduan për veprën penale “Vetëgjyqësi”.

Ata i kanë marrë me vetëgjyqësi një sasi parash shtetasit 27-vjeçar. Ai, këtë shumë parash ja kishte borxh 43-vjeçares, dhe më pas ky shtetas e ka raportuar në Polici marrjen e parave nga këta dy shtetas si vjedhje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, proceduan në gjendje të lirë shtetasit Xh.S, 27 vjeç, për veprën penale ”Njoftimi i rremë në organet e rendit”, V.M, 43 vjeçe dhe K.Ç, 19 vjeç, për veprën penale “Vetëgjyqësi”. Shtetasit V.M dhe K.Ç, i kanë marrë me vetëgjyqësi një sasi parash shtetasit Xh.S. Shtetasi Xh.S, këtë shumë parash ja kishte borxh shtetases V.M, dhe më pas ky shtetas e ka raportuar në Polici marrjen e parave nga këta dy shtetas si vjedhje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.