Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të Kolonjës.

Një automjet tip ‘Audi’ që vinte nga Fieri drejt Lushnjës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë mbikalimit që të çon në Kolonjë.

Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak për daljen nga rruga të automjetit ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.