Moti i keq sjell vonesa në transportin ajror e hekurudhor në Gjermani

19/08/2019 - 15:25

Të hënën udhëtarët vuajtën pasojat e stuhive në Gjermaninë qëndrore dhe jugore që shkaktuan pezullime të fluturimeve dhe vonesa të trenave gjatë fundjavës.

Rreth 41 fluturime u pezulluan në aeroportin ndërkombëtar të Frankfurtit natën e së dielës dhe tetë fluturime të tjera u devijuan, tha një zëdhënëse e operatorit të aeroportit Fraport.

Si pasojë e dëmtimit të linjave të energjisë, rreth 400 persona u bllokuan për orë të tëra në një tren ndërqytetas në Roth të Bavarisë.

“Treni nuk u furnizua me energji dhe si pasojë ndaloi në mes të shinave,” tha një zëdhënës për policinë federale të hënën në mëngjes. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve dhe autoriteteve të shpëtimit deri në mesnatë për të nxjerrë pasagjerët nga treni.

Problemet me linjat e energjisë dhe pemët e rrëzuara mbi shina kanë shkaktuar ndërprerje të shërbimeve hekurudhore në të gjithë rajonin e Hesses të hënën.

Shërbimet hekurudhore midis Frankfurtit dhe Mannhemit u pezulluan për shkak të riparimeve në një kuti sinjali e cila u godit nga rrufeja pranë Walldorfit në jug të Hesses. Ende nuk dihet sa kohë do të zgjasë riparimi dhe si rrjedhojë edhe ndërprerja e këtij shërbimi.

Stuhitë gjithashtu shkaktuan dëme në shtëpi dhe makina në rajon, duke mos kursyer as çatinë e bashkisë së qytetit në Moerfelden-Walldorf në jug të Hesses. Dy persona u plagosën lehtë në Mainz teksa i zuri një pemë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kujdes kur zgjidhni mjekun! Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar.

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se djali i Osama bin Ladenit është vrarë në një operacion kundër terrorizmit në SHBA.

Snowden paralajmëron dhe promovon: Në disa intervista, ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, par

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se ka dhënë dorëheqje nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Er

Organizata për ndihma Malteser ka publikuar një raport për migracioni, ku jepen lajme të mira për ekonominë.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Turqi, në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Rrjeti social, Facebook ka njoftuar se ka pezulluar për 24 orë faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të shkeljes të

Planet e Qeverisë britanike për largim nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, tregojnë vështirësi të mundshme në sigurimin e ilaçeve dhe n

Mbrojta e klimës, digjitalizimi, siguria nacionale… janë vetëm disa nga sfidat, për të cilat foli Angela Merkel në Bundestag.

Gjermania kritikoi premtimin kontrovers të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor