Gjendja shëndetësore e kryeministrit rus Mihail Mishustin, i cili po mjekohet për koronavirus në një institucion shtetëror mjekësor, po përmirësohet.

Lajmin për ecurinë e shëndetit të kryeministrit e bëri sekretari i shtypit të kryeministrit, Boris Belyakov.

“Mjekët vërejnë një dinamikë pozitive në gjendjen e tij”, tha Belyakov.

Mishustin u diagnostikua me koronavirus më 30 prill.

Belyakov saktësoi gjithashtu se Mishustin është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin Vladimir Putin dhe anëtarët e qeverisë.