Prokurori amerikan: Postimet e Trump-it ma bëjnë të pamundur punën

14/02/2020 - 10:49

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, tha se presidenti Donald Trump, e nënvlerëson atë me postimet e tij në Twitter, duke ia bërë “të pamundur të kryejë punën”.

Komentet vijnë në kohën kur Departamenti amerikan i Drejtësisë po përballet me kritika të ashpra për trajtimin e një rasti që përfshin Roger Stonte – ish-këshilltarin e dënuar të presidentit.

Prokurori i përgjithshëm është akuzuar për përkulje ndaj presionit presidencial. Komentet e Barrit tani janë një shenjë e rrallë e përplasjes me presidentin.

"Mendoj se është koha të ndalojë të postojë në Twitter për rastet penale të Departamentit të Drejtësisë. Unë nuk mund ta kryej punën time këtu në departament me komente të vazhdueshme që më nënvlerësojnë”, tha Barr për ABC News. Udhëheqësi i shumicës republikane në Senatin amerikan, Mitch McConnell, tha se presidenti duhet t’i dëgjojë këshillat e prokurorit Barr.

Në SHBA ka pasur zemërim këtë javë kur Departamenti i Drejtësisë ka thënë se planifikon të zvogëlojë kohën e dënimit me burg që do ta kërkojë për Stone – mik i presidentit.

Stone është shpallur fajtor në muajin nëntor për pengimin e hetimeve që ka kryer Dhoma e Përfaqësuesve rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet në SHBA, më 2016.

Prokurorët federalë kanë rekomanduar që Stone të përballet me shtatë deri në nëntë vjet burgim.

Trump ka shprehur menjëherë kundërshtimin e tij në Twitter, duke thënë se “kjo është një situatë e tmerrshme dhe shumë e padrejtë”. Departamenti i Drejtësisë më pas e ka hedhur poshtë rekomandimin nga prokurorët, duke nxitur dyshime nëse Barr ka ndërhyrë në mbështetje të Stone. Për rrjedhojë, katër prokurorë janë larguar nga puna.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pesë tonë kokainë që po transportoheshin nga Kolumbia me nëndetëse janë sekuestruar nga autoritetet Panameze, ndërsa në pranga kanë përfu

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të enjten se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau 11 persona një natë më parë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një tren me 200 pasagjerë doli nga shinat e hekurudhës në Australi.

Kina ka dëbuar tre gazetarë të Wall Street Journal të cilët kishin shkruar për efektet ekonomike dhe politike që do të ketë në vendin më

Hetuesit gjetën një video dhe një shkrim të autorit të masakrës të Hanau: Tobias R, përgjegjës i masakrës ku humbën jetën 11 persona, kis

Dy pasagjerë të bllokuar në anijën karantinë në Japoni kanë vdekur prej koronavirusit.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit dha dorëheqjen me kërkesën e Presidentit Donald Trump.

Dy sulme me armë kanë ndodhur në Gjermani në qytetin Hanau duke lënë të vdekur 11 persona dhe plagosur 5 të tjerë.

Koronavirusi ka tejkaluar 2 mijë viktimat duke e çuar në 2012 të vdekur në më pak se dy muaj nga shfaqja e tij.

Shkelja e rradhës e armëpushimit të vendosur në Soçi të Rusisë, midis gjeneralit libian Khalifa Haftar dhe qeverisë së marrëveshjes kombë