Qeni rezulton i infektuar me koronavirus

28/02/2020 - 15:34

Një qen i rracës Pomeranian ka rezultuar i prekur nga koronavirusi pasi dy pronarët e tij në Hong Kong u konfirmuan mbartës të Covid-19.

Sipas Departamentit të Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit, mostrat e testuara të qenit rezultuan pozitive me koronavirus, mirëpo kafsha nuk është në gjendje të rëndë.

Qeni u mor këtë të mërkurë nga shtëpia e pronares së tij, 60-vjeçares Yvonne Chow Hau Yee, e cila është izoluar disa ditë më parë për shkak të koronavirusit dhe do të mbahet në qendrën e karantinës për 14 ditë. Testet e përsëritura do të bëhen derisa qeni të pastrohet nga virusi.

“Do të monitorohet nga afër dhe do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të konfirmuar nëse ai me të vërtetë ka virusin ose nëse kjo është rezultat i kontaminimit mjedisor të gojës dhe hundës së qenit”- tha departamenti AFDC, i cili nuk ka ende prova që kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin COVID-19 ose mund të jenë një burim infeksioni tek njerëzit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Demokracia vazhdon të funksionojë, madje edhe me mjete të reja.” Me këto fjalë, Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandem

Masat globale të bllokimit për të ndalur përhapjen e koronavirusit, në dukje të parë e kanë bërë botën shumë më të qetë, diçka kjo e vënë

Shtetet e Bashkuara thyen një rekord të ri botëror për numrin e viktimave ditore nga koronavirusi.

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitur për Shtëpinë e Bardhë Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturve me

Vijon bilanci tragjik në Spanjë sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi.

Rumania rrezikon shtyrjen e zgjedhjeve lokale në fund të qershorit.

Banka Botërore ka financuar një paketë emregjence për t’i ardhur në ndihmë vendeve të Europës dhe Azisë Qëndrore në luftën kundër koronav

Kryeministri italian, Giuseppe Conte i është përgjigjur Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila një ditë më i kë