Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin italian janë regjistruar 17,455 raste të reja me koronavirus nga 257,024 tamponë të kryer.

Mësohet se në 24 orët e fundit 192 persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin në total në 97,699 që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë 6,847 persona të shëruar dhe që kanë lënë spitalin, ndërsa pranimet e përgjithshme janë 18,638 nga 62,634 shtretër (për një normë të shfrytëzimit prej 29,8%).

Sa i përket vaksinave, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 92,074 persona me dozat e para dhe 9,815 persona me dozat e dyta.

Popullsia e vaksinuar rritet në 2.32% të totalit dhe me këtë ritëm, 10% e italianëve do të rezultojnë të vaksinuar pas katër muajsh e 23 ditësh, pra më 21 korrik.