Shkatërrim apokaliptik në Venecia, dy të vdekur, deri të premten gjendje emergjente

13/11/2019 - 14:07

“Një katastrofë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të fotografojnë dëmet e pësuara për kompensimin. Do shpallim gjendjen e krizës dhe të emergjencës”. Me ujin që i arrin deri në gjunjë, kryebashkiaku i Venecias ecën nëpër qytetin e përmbytur një ditë pas baticës rekord, e cila arriti kulmin me 187 centimetra. “E gjithë kjo është efekti i ndryshimeve klimatike”, deklaron ai.

Venecia zgjohet dhe gjen një tjetër super-baticë, afërsisht 1 metër e 50 cm. Vetë Qendra e baticave është bërë viktima e stuhisë, që ka dëmtuar linjat telefonike, dhe për këtë arsye mund të kontaktohet vetëm përmes rrjeteve sociale.

Venecia mund të mbetet për ditë të tëra “peng” i baticave të larta të jashtëzakonshme, të parashikuara deri të premten. Dy persona humbën jetën në Pellestrina.

“Kemi para syve një shkatërrim apokaliptik dhe total, por nuk po e ekzagjeroj me fjalët. 80% e qytetit është nën ujë, dëme të paimagjinueshme, të frikshme”. Kështu deklaroi Presidenti i Venetos i Lega-s, Luca Zaia, në një lidhje me Mattino 5.

Brugnaro: Dëmet të rënda në San Marco

“Venecia është në gjunjë. Bazilika e San Marcos ka pësuar dëme të rënda ashtu si i gjithë qyteti dhe ishujt. Jemi këtu me Patriarkun Moraglia për të sjellë mbështetjen tonë, por kemi nevojë për ndihmë nga të gjithë për të kapërcyer këto ditë që po na vënë në provë”, shkruan në “Twitter” kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro.

Uji nuk ka kursyer Teatrin “La Fenice”, pushtoi zonat e shërbimit duke e nxjerrë jashtë funksionit sistemin elektrik dhe sistemin kundër zjarrit.

Niveli i ujit në Venecia preku 187 centimetra në orën 22:50 të së martës: është niveli i dytë më i lartë historik pas përmbytjes me 194 cm në 1966. Administrata komunale ka vendosur ta mbyllë çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve në qytet dhe në ishujt e Lagunës. Tre autobusë uji u mbytën ndërsa ishin të ankoruar në Sant’Elena, gondolat u shkëputën nga limanet, një zjarr goditi një kabinë elektrike pranë muzeut Ca ‘Pesaro.

Është katastrofë, ne do të kërkojmë shpalljen e gjendjes së katastrofës natyrore. Kësaj here duhet të llogariten dëmet”, deklaroi kryebashkiaku Luigi Brugnaro.

“Ne i kërkojmë qeverisë të kontribuojë – shtoi Brugnaro – dhe të kuptojë se në çfarë niveli është organizimi, sepse këtu ne me të vërtetë rrezikojmë të mos ia dalim më”.

Dy njerëz humbën jetën në Pellestrina. Një 78-vjeçar vdiq në ishullin Pellestrina, një nga rripat e tokës që ndan Venecian nga deti. Ngjarja ndodhi ndërsa në lagunë u shkarkuan stuhia e erës dhe shiut që shkaktuan ngritjen e jashtëzakonshme të nivelit të ujit në qytet. Vdekja e të moshuarit është shkaktuar nga një qark elektrik i shkurtër i shkaktuar nga batica që kishte hyrë në shtëpinë e tij. Një banor i dytë i ishullit, gjithashtu u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, ndoshta për shkaqe natyrore.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Muzeu i Luvrit në Paris u mbyll të premten, pasi dhjetëra protestues bllokuan hyrjen e tij.

Një valë frikësuese vrasjesh sekrete ka mbërritur në Europë, shkruan historiani dhe eksperti i shërbimeve sekrete, Christopher Nehring.

Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak, edhe pse presidenti i Shteteve

Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, dorëzoi dorëheqjen, për shkak të një audio-incizimi, ku ai dyshohet se nënçmon njohuritë dhe

Një vit më parë, këshilli i emëruar nga qeveria gjermane rekomandoi që vendi të ndalojë djegien e qymyrit për të prodhuar energji elektri

Isabel dos Santos, gruaja më e pasur në kontinentin e Afrikës po mendon që të kandidojë në 2020-ën për Presidente të Angolës.

21 persona u vranë e 82 të tjerë u plagosën nga bombat e avionëve të Asadit, të hedhura mbi një treg të qytezës Ariha, në rajonin e Idlib

Shiu i parë i këtij viti ka bërë që shumë zjarre të shuhen në Australi, që ka parë shkatërrime të mëdha së fundmi.

Policia e Mesinës ka kryer një operacion të gjerë kundër mafias në Sicili, që kishte përvetësuar që nga viti 2013 rreth 10 milionë euro f

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një rezolutë për dërgimin e dy akuzave zyrtare kundër presidentit Donald Trump në Senat.