Të paktën tre persona kanë vdekur pas të shtënave në një shkollë fillore në Kaliforninë Veriore në SHBA mëngjesin e sotëm me orën lokale.

Mes të vdekurve është edhe agresori, i cili u qëllua nga policia, shkruajnë autoritetet.

“Autori i sulmit është qëlluar me plumba nga policia, mendohet të paktën për 3 të vdekur,” tha shefi i policisë së qarkut Tehama, Phil Johnson.

Autoritetet lajmëruan se ngjarja ndodhi 120 kilometra në veriperëndim të Sakramentos. Gjithashtu bëhet me dije se disa nxënës janë evakuuar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Në momentin kur ndodhi ngjarja kishte fëmijë që ishin në mësim. Tani janë rreth 100 forca policie që kanë rrethuar zonën”, u shpreh shefi i policisë.