Vrau 18 persona, ky është i riu që shkaktoi tragjedinë

17/10/2018 - 20:01

 Të paktën 18 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi në një kolegj në Krime, rajon ukrainas i aneksuar nga Rusia.

Zyrtarët fillimisht thanë se një “pajisje eksplozive e paidentifikuar” ka shkaktuar shpërthimin në kolegjin teknik në Kerç, por më vonë thanë se të gjitha viktimat vdiqën nga plagët me armë zjarri. Hetuesit rusë thanë se një student 18-vjeçar është përgjegjës për sulmin dhe se ai e ka vrarë veten.

Ai u identifikua si Vladislav Roslyakov. Roslyakov besohet se ka hapur zjarr brenda ndërtesës së kolegjit. Duke folur për incidentin, presidenti rus, Vladimir Putin, tha:

“Është tashmë e qartë se ishte një krim, motivet e kësaj tragjedie po hetohen. Publiku i gjerë do të informohet për rezultatet e punës që po bëjnë autoritetet e zbatimit të ligjit dhe shërbimet speciale”.

Incidenti fillimisht u përshkrua si “akt terrorist”, por Komiteti Hetues i Rusisë e riklasifikoi atë si “vrasje masive”. Njësitë e rojes kombëtare u dërguan në vendin e ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Ankarasë, tha ministri i Jashtëm Мevl

Banka Botërore ka ofruar 140 milion dollarësh në mbështetje të një projekti për “Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perën

Ende askush nuk po deklarohet se cilit institucion i përket vetura zyrtare 4Z, në të cilën një zyrtar i shtetit po kryente marrëdhënie se

Popullariteti i Emmanuel Macron është rritur me 3% në muajin prill, pas zjarrit të rënë në Notre-Dame, në Paris.

Një varkë pasagjerësh u fundos të enjtenl në Liqenin e Kivus në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, në Afrikë.

Gjysmë shekulli pas zbritjes së parë të amerikanëve në Hënë duket se është duke u bërë sërish garë për satelitët rreth tokës.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë sot një deklaratë të “papritur”, duke pranuar humbjen e partisë së tij në Stamboll dhe duke

Motori i një Boeing 737 që operohet nga kompania ajrore ruse Utair mori flakë në pistë, pak momente përpara se të ngrihej në fluturim nga