Luis Hamilton ka bërë një tjetër hap drejt titullit kampion të pestë, ky i radhës një hap sigurie.

Britaniku ka prerë i pari finishin në Çmimin e madh të Rusisë. Ai u nis nga vendi i dytë, pasi rreshti i parë ishte për shokun e tij të skuadrës, Valteri Botas.

Mercedes urdhëroi këtë të fundit t’i hapte rrugën shokut të skuadrës. Podiumi u plotësua nga piloti i Ferrarit, Sebastian Vetel. Kur ngelen edhe 5 gara nga fundi i kampionatit, Hamilton kryeson me 281 pikë, 50 më shumë se gjermani i Ferrarit.