Në Zyrih po mbahet shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, aty ku Shqipëria do të mësojë kundërshtarët.

Këtë herë rrugëtimi është edhe më i vështirë pasi në Botëror kualifikohen automatikisht vetëm vendi i parë, ndërsa vendi i dytë në grup shkon në “play-off”.

Shqipëria bën pjesë në vazon e tretë së bashku me Skoci, Slloveni, Irlandë, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlanda e Veriut, Bosnje, Mali i Zi dhe Izraeli. Me asnjë nga këto ekipe nuk mund të shortohet.

Në vazon e dytë ndodhen ekipe që Shqipëria i njeh mirë, rivalë si Ukraina apo Çekia, por Liga e Kombeve vërtetoi se sërish janë më lart, jo më kot ndodhen në vazon e dytë. Interesi është i madh për këtë vazo pasi ka dhe përfaqësuese si Serbia apo Greqia. Në vazon e katërt dhe të pestë janë ekipe të lehta në letër, por kujdes nga vazo e katërt mund të “peshkojmë” edhe Kosovën.

Shorti:

Grupi A: Fituesi i Gjermani-Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu.

Grubi B: Zvicër, Suedia, Slloveni, Kosova.

Grupi C: Humbësja e Portugali-Danimarkë, Greqia, Skocia,

Grupi D: Fituesi i Francë-Kroaci, Ukraina, Islanda, Azerbajxhan.

Grupi E: Fituesja e Spanjë-Holandë, Turqia, Gjeorgji, Bullgaria.

Grupi F: Fituesja e Portugali-Danimarkë, Hungari, Irlanda,

Grupi G: Humbësja e Spanjë-Holandë, Polonia, Finlanda,

Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja, Qipro.

Grupi I: Humbëshja e Gjermani-Itali, Norvegji, Izrael,

Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut,

Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra

Grupi L: Humbësja e Francë-Kroaci, Çeki, Mali i Zi

Vazot:

Vazo 1: Spanjë, Gjermani, Portugali, Francë, Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci, Angli, Belgjikë, Zvicër, Austri

Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Turqi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Greqi, Rumani, Sllovaki, Republikën Çeke, Norvegji

Vazo 3: Skoci, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Izraeli

Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Kosovë, Bjellorusi, Armenia, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Letoni, Lituani

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltar, Lihtenshtajni, San Marino