Gülsha ka pasur të ftuar VIP në episodin e radhës të ““Gülsha folgt dir” Xherdan Shaqirin, futbollistin shqiptar të kombëtares së Zvicrës, i cili luan edhe në Premier Ligë, me Stoke City. Ky emision ka zbardhur në mënyrë ekskluzive detaje nga jeta e një ylli të futbollit. Gazetarja dhe kamerat televizive i shkuan Xherdan Shaqirit në shtëpinë që ka në Angli. Folën me të, por edhe me vëllain, Erdinin, i cili i shoqëroi ata në këtë ngjarje ekskluzive VIP. Duke zbuluar shtëpinë për emisionin në fjalë, Shaqiri hap në një moment edhe garderobën e vet, brenda së cilës shquhet edhe flamuri kuqezi. Këtë moment mund ta ndiqni në videon shoqëruese të këtij shkrimi, në minutën e 17-të.
Brenda shtëpisë së Xherdan Shaqirit, ja ku e mban flamurin kuqezi (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako takim me drejtueset e çerdheve dhe kopshteve, 3884 fëmijë nisin vitin e ri edukativ
Shiu i rrëmbyeshëm pushton Selanikun, rrugët shndërrohen në lumenj
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Viti i ri shkollor në Durrës/ Thërmija: Risia për këtë vit programi “Pas shkolle”





