Të shtëna me armë janë dëgjuar sot rreth orës 02.00 të mëngjesit në Ksamil. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në ajër, duke terrorizuar banorët. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtuar “Kthesa e Shëtitores”.
Sipas policisë nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por krismat kanë shkaktuar panik tek banorët.
Ndërkohë, blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja.





