Marcelo Brozovic nuk do të jetë më pjesë e Inter sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të medieve italiane, kroati është duke menduar për një eksperiencë të re larg Italisë.

Me këtë lajm që po qarkullon, disa nga gjigantët europianë janë vënë menjëherë në lëvizje për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Paris Saint-Germain dhe Newcastle janë të parët që kanë nisur kontaktet me Brozovic, për ta bindur kroatin që të bëjë lëvizjen e duhur për të ardhmen e tij.