SOFJE, 20 shkurt 2013 – Jep dorëheqjen qeveria bullgare pas protestave për energjinë që përfshinë gjithë vendin. Vendimi për dorëheqjen e qeverisë është komunikuar nga kryeministri i vendit ballkanik raporton BBC. Vendimi vjen vetëm një ditë pasi qeveria bullgare i hoqi liçensën kompanisë CEZ.

Një ditë më parë qeveria bullgare vendosi t’i heqë liçencën e shpërndarjes së energjisë elektrike kompanisë çeke CEZ dhe të gjobisë tre shpërndarës të energjisë. 

Dorëheqja e qeverisë vjen vetëm tre ditë pasi dhjetëra mijë bullgarë protestuan në më shumë se 20 qytete të vendit kundër faturave të larta të energjisë elektrike dhe vetëm dy ditë pasi policia antikorrupsion në Çeki njoftoi se ka nisur hetimet për katër marrëveshje ndërkombëtare të CEZ. 

Në javët e fundit vendi është përfshirë nga trazirat politike dhe protestat anti qeveritare çuan në largimin e ministrit bullgar të financave vetëm një ditë më parë.

Bullgaria ështëvendi i dytë që i heq grupit energjitik çek licencën për shpërndarjen e energjisë elektrike brenda një muaji, pas Shqipërisë. vendosi ti heqë liçencën CEZ-it për shkelje të kontratës. Por në Bullgari ky proces u pasua me dorehëqjen e qeverisë.